Politike

Zgjedhjet/ Shkullaku tregon skenarin pas 30 qershorit: Kryebashkiakët e LSI dhe PD nuk do dalin nga zyra

12 Qershor 2019, 08:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Shkullaku tregon skenarin pas 30 qershorit: Kryebashkiakët e LSI

Tiranë- Analisti Armand Shkullaku në emisioni “Opinion”  për krizën politike në vend ka deklaruar se në 30 qershori nuk do të ketë zgjedhje.

“Rama nuk shkon dot në zgjedhje, nuk shkon në zgjedhje me Denar Bibën (nënkryetari KQZ). Se nëse nesër bëhen zgjedhjet dalin me kryebashkiakët e LSI dhe PD dhe thonë nuk dalim nga zyra, sepse s’ka datë pas vendimit të Presidentit”, u shpreh ai. 

Ende vendi vijon të jetë në një ngërç politik. KQZ nuk ka miratuar dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30-qershorit. Nga ana tjetër me nxitim socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. (lexo këtu)

Një ditë më parë kryeministri Rama ka zhvilluar konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker. Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor.

Ndërsa sot në orën 19:00 presidenti Ilir Meta do të zhvillojë takime me partitë e qendrës së djathtë për të përcaktuar datën e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armand shkullaku ilir meta shtyrja e zgjedhjeve zgjedhjet e 30 qershorit armand shkullaku ilir meta shtyrja e zgjedhjeve zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll