Politike

Një ditë pas kthimit nga Brukseli, Rama mbledh dy zyrtarët e parë në Kryeministri

12 Qershor 2019, 07:57 Nga DOSJA
Një ditë pas kthimit nga Brukseli, Rama mbledh dy zyrtarët e

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë mbërritur në kryeministri.

Dosja.al mëson se Lleshaj dhe Veliu do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit është kthyer nga vizita 1-ditore që zhvilloi në Bruksel.

Në fokus të bisedimeve mësohet se do të jetë siguria dhe mbarëvajtja e procesit elektoral.

Nga ana tjetër bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të zhvillojë takime në Lushnjë dhe Divjakë ku do të prezantojë kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale.

Duhet të kutojmë që presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të vijuar fushatën.

Një ditë më parë kryeministri Rama ishte në Bruksel ku zhvilloi një takim me Presidentin e KE-së, Jean Claude Juncker. Ky i fundit shprehu mbështetjen e tij ndaj Ramës për të zhvilluar zgjehdjet më 30 qershor të këtij viti.

Ndërsa në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, PD-ja ka vendosur krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardi veliu edi rama rama takim ne kryeministri sander lleshaj ardi veliu edi rama rama takim ne kryeministri sander lleshaj

Sondazh

Poll