Bota

“Der Standard” komenton postimet e Borrell në Twitter: Duket se ia shkruan Beogradi

15 Tetor 2021, 13:49 Nga DOSJA
“Der Standard” komenton postimet e Borrell në Twitter: Duket se

AUSTRI– Gazeta austriake “Der Standard”, ka komentuar tensionet e ndodhura në veri të Kosovës ketë javë. Në artikull shkruhet se nga të arrestuarit e policisë, vetëm njëri prej tyre ishte serb, por kjo nuk i ndaloi serbët e Kosovës të sulmonin forcat e policisë. Sipas gazetës, Beogradi reagoi në të tillë mënyrë sikur Kosova po përndiqte qytetarët serbë.

“Kur policia e Kosovës këtë javë zhvilloi një veprim kundër kriminelëve, vetëm një person nga arrestimi ishte serb. Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë, por edhe Beogradi u soll a thua se në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiçi foli pallavra mbi dhunën që gjoja po ushtron autoritetet kosovare” shkruan “Der Standard”.

Më tej, e përditshmja austriake komentoi postimet e kryediplomatit të Bashkimit Europian, Josep Borrell në Twitter, duke thënë se po shkruheshin nga vetë Beogradi.

“Përballë ka mundur të zbatojë koordinimin për destabilizimin, BE-ja nuk reagoi me vërejtjen e qartës, por edhe për më shumë situata. Kryediplomati europian Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, ai zgjodhi të kritikonte policinë kosovare për masën gjoja “të pakoordinuar”. Duket sikur atij po ia dikton Beogradi postimet në Twitter, ndërsa vetë beson se ka qenë kompetent për të mbrojtur kriminelët”, vijon shkrimi.

Borrell shkroi në Twitter këtë të mërkurë gjatë aksionit policor në Kosovë se veprimet e njëanshme dhe pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme dhe se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Ai u kritikua për këtë deklaratë nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon dhe shumë të tjerë.

 

The violent incidents in the north of Kosovo need to stop immediately.
Unilateral and uncoordinated actions that endanger stability are unacceptable.

All open issues must be addressed through the EU-facilitated Dialogue. We are in contact with Belgrade and Pristina.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 13, 2021

Aksioni policor i zvilluar në veri të Kosovës për ndalimin e mallrave të kondrabanduara, nxiti zemërimin e serbëve, të cilët sulmuan më pas policinë.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni josep borrell shkrimi i der standard tensionet në veri të kosovës josep borrell shkrimi i der standard tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll