Aktualitet

Shpërthen kabina në afërsi të ‘Shefqet Ndroqit’

15 Tetor 2021, 11:18 Nga DOSJA
Shpërthen kabina në afërsi të ‘Shefqet Ndroqit’

TIRANË- Një kabinë elektrike e cila është në afërsi të spitalit Shefqet Ndroqi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Kjo ka shkaktuar panik te kalimtarët e rastit por edhe te familjarët e pacientëve të shtruar.

Flakët e përhapura fillimisht në kabinën elektrike, përparuan dhe në drejtim të godinës së spitalit, por fatmirësisht u vunë nën kontroll shpejt, duke shmangur pasojat në njerëz. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve që po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kabina shefqet ndroqi shperthen kabina kabina shefqet ndroqi shperthen kabina

Sondazh

Poll