Aktualitet

Mashtronte të moshuarit nëpërmjet telefonit, Gjykata e Tiranës ekstradon amerikanen

15 Tetor 2021, 11:54 Nga DOSJA
Mashtronte të moshuarit nëpërmjet telefonit, Gjykata e

TIRANË – Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme ekstradimin në SHBA të 74-vjeçares Lyda Jolanda Harris, e cila ishte arrestuar nga policia që muajin gusht të këtij viti.

Harris ishte ajo e cila kërkoi ekstradimin e menjëhershëm nëpërmjet avokatit të saj, Arben Prenga.

Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë e prej nga aty në Kanada. Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve amerikanë, të cilëve u kërkonte para duke u thënë se një i afërm i tyrë ishte aksidentuar dhe kishte nevojë për ndihmë. Organizata ku bën pjesë Harris, ka marrë para nga viktimat. Në momentin që siguron paratë, organizata i pastron ato, përmes llogarive bankare, përfshirë dhe ato të Harris, ose duke u investuar në kriptomonedha.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet amerikania fbi gjykata e tiranes lyda jolanda harris ekstradohet amerikania fbi gjykata e tiranes lyda jolanda harris

Sondazh

Poll