Politike

 “Vaksina të skaduara”, ISHP pas denoncimit të Berishës: E pavërtetë primitive

14 Tetor 2021, 21:43 Nga DOSJA
 “Vaksina të skaduara”, ISHP pas denoncimit të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përdorimin e vaksinave kundër Covid-19 në Shqipëri. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se vaksinat janë të skaduara.

“Stop perdorimit te vaksinave te skaduara! Qytetari dixhital denoncon krimin e vaksinimit me vaksina te skaduara. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij. sbPershendetje dr Te urj shendet ne radhe te par familjerisht te me jesh mir : jam nga perrenjas sot kam ber vaksinen dozen e dyt .fajzer mirpo mbas si e bera une kostaova se vakesina me duket e skaduar si mbas muajit qe ka ne flakont .tani kjo qeverri cfar sigurije na jep qe na ben vaksin te skaduar . Jam ber shum nervos skemi ku ta qajm hallin prandaj po te shkruaj .dhe po ta coj dhe foto vaksinen. Dhe me fal per shqetesimin qe po te bej sot me dat 14 .10 . 21 e bera,”- shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Por Instituti i Shëndetit Publik i ka hedhur poshtë këto akuza. Në një reagim zyrtar, ISHP-ja i konsideron metoda primitive denoncimet e publikuara nga Berisha dhe shton se kjo gjë nuk do ta ndalë procesin jetik të vaksinimit në Shqipëri.

Reagimi i ISHP-së:

Vaksinat të sigurta, metodat primitive nuk do e ndalin procesin jetik të vaksinimit Në vijim të procesit të monitorimit dhe adresimit tê situatës së Pandemisë COVID-19, pjesë e së cilës është dhe vaksinimi masiv i popullatës që vijon me intensitet dhe përgjegjshmëri në të gjithë territorin e vendit, pa u ndalur asnjë ditë, në qendrat e vaksinimit masiv, qendrat shëndetësore, në komunitet, derë më derë dhe pranë universiteteve, ju bejmë me dije se TË GJITHA vaksinat e ardhura vijojnë të kalojnë në filtrin rregullator dhe monitorohen me rigorizitet për datën e skadencës.

Çdo përpjekje për të krijuar kaos me TË PAVERTETA për çeshtjen e skadencës së vaksinave është një mënyrë primitive për të penguar procesin e nevojshëm/ jetik dhe të pandalshëm të vaksinimit. Persa i përket monitorimit edhe të skadencës, vaksinatorët janë mirëfilli të trajnuar. Kjo nuk është fushata e parë e vaksinimit, programi kombëtar i vaksinimit është një nga vlerat e rëndesishme të sistemit shëndetësor publik, prandaj ne kemi garancinë e procesit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të vijojnë me vaksinimin si zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund pandemisë! VAKSINOHUNI! VAKSINIHUNI! VAKSINOHUNI! RESPEKTONI MASAT E PARANDALIMIT TË INFEKSIONIT!

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ishp sali berisha vaksinimi masiv ne shqiperi ishp sali berisha vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll