Bota

Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

15 Tetor 2021, 05:45 Nga DOSJA
Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

SHBA– Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është shtruar në spital pas disa problemeve shëndetësore. ‘CNN’ raporton se ai po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv për një infeksion të mundshëm të gjakut të njohur si sepsis.

Clinton ishte të martën në Kaliforni për një aktivitet privat të fondacionit të tij, kur u ndje i lodhur e më pas u shtrua në spital.

Mjekët e ish -Presidentit thonë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut. Clinton do t’i jepen antibiotikë intravenozë deri ditën e sotme, kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë. Matjet e tij vitale janë të gjitha të qëndrueshme, thanë mjekët.

Burimi: CNN

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bill clinton clinton ne spital ish presidenti i shba shba bill clinton clinton ne spital ish presidenti i shba shba

Sondazh

Poll