Bota

Pritet të trondisë zgjedhjet në Francë, gazetari i hyn politikës, kryeson sondazhet

14 Tetor 2021, 20:59 Nga DOSJA
Pritet të trondisë zgjedhjet në Francë, gazetari i hyn

FRANCË- Pavarësisht nëse Jean-Marie apo vajza e tij Marine Le Pens kanë qenë figura dominuese në ekstremet e krahut të djathtë të Francës për dekada të tëra, por tani ka dalë në skenë një person i ri. Euronews shkruan se në gjashtë muajt e fundit deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë, një personalitet i ri ka dalë në skenë. Ai është gazetari Eric Zemmour.

Fillestari politik as nuk ka deklaruar se po kandidon, por daljet e tij të shpeshta televizive dhe pikëpamjet polarizuese kanë shkaktuar një tërbim mediatik. Debati televiziv i Zemmour me udhëheqësin e së majtës ekstreme Jean-Luc Mélenchon tërhoqi 3.8 milion shikues. Ai gjithashtu ka kapur tituj të panumërt, duke përfshirë një kopertinë të Paris Match, në të cilën shfaqet duke u larë në Mesdhe me këshilltaren e tij 28-vjeçare.

Personaliteti televiziv i ekstremit të djathtë francez, Eric Zemmour po mendon për kandidaturën presidenciale, duke alarmuar Marine Le Pen. Zemmour ka qenë prej kohësh një emër i njohur në Francë. Ai deri vonë ka qenë një kolumnist i rregullt në Le Figaro dhe gazeta të tjera, si dhe një komentator i hapur televiziv i famshëm për provokimet e tij mbi Islamin, emigracionin apo gratë.

Një sondazh i publikuar javën e kaluar e vendos atë-për herë të parë në një balotazh të raundit të dytë kundër Macron për të qenë presidenti i ardhshëm i Francës. Sondazhi i dha Zemmour, 17% deri në 18% të votave, ndërkohë që më para kandidatët kanë arritr vetëm 15% deri 16%.

Kush është Eric Zemmour?

Zemmour, lindi në një periferi të Parisit në një familje hebreje nga Algjeria që erdhi në Francë gjatë Luftës Algjeriane 1954-62. Babai i tij Roger ishte një mjek ndihmës, ndërsa nëna e tij Lucette shtëpiake. I diplomuar në Universitetin Sciences Po, ai u bë gazetar pasi dështoi dy herë për t’u bashkuar me Ecole Nationale d’Administration, shkolla e qeverisë që ka trajnuar shumicën e presidentëve francezë, përfshirë Emmanuel Macron.

“Eric Zemmour u bë një njeri i famshëm televiziv për aftësinë e tij për të debatuar. Ai është një polemist i cili është i njohur për kulturën e tij të gjerë dhe aftësinë e tij shumë të mirë për të mbrojtur dhe komunikuar idetë e tij. Dhe ai së pari kishte reputacionin e dikujt që ka një pasion për nxitjen oratorike “, tha analisti politik Bruno Cautrès, i Qendrës për Kërkime Politike në Sciences Po në Paris.

Shfaqja e fundit e Zemmour në CNeës, një rrjet televiziv i krahut të djathtë që e ka krahasuar me Fox Neës, tërhoqi qindra mijëra shikues në baza ditore. Në një shfaqje vitin e kaluar, ai i quajti fëmijët emigrantë si grabitës, vrasës dhe përdhunues. Komentet e çuan atë në gjykatë nën akuzat për nxitje të urrejtjes. Ai është dënuar një herë për të njëjtën akuzë, me shumë raste të tjera kundër tij në proces.

Por atij iu desh të tërhiqej nga roli i tij si komentues i kohës kryesore në CNeës pasi rregullatori francez i mediave CSA vendosi muajin e kaluar se 63-vjeçari duhet të konsiderohet si politikan, jo si gazetar, që do të thotë se koha e transmetimit të tij duhet të jetë subjekt i kufizimeve. Zemmour ka qenë gjithashtu një shkrimtar i librave me dhjetëra ese politike dhe historike të botuara që nga mesi i viteve 1990.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota emmanuel macron eric zemmour marine le pens zgjedhjet presidenciale ne france emmanuel macron eric zemmour marine le pens zgjedhjet presidenciale ne france

Sondazh

Poll