Bota

‘Jonathan Galindo’, loja vdekjeprurëse që po çon adoleshentët drejt vetëvarjes

14 Tetor 2021, 20:26 Nga DOSJA
‘Jonathan Galindo’, loja vdekjeprurëse që po çon

ITALI– Shqetësimi për përhapjen në mënyrë masive të një loje virale është rikthyer në Itali. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se që pas datës 25 janar kur një vogëlush vetëm 9 vjeç u gjet i varur në një litar, shqetësimi për një lojë që nxit vetëvrasje, nuk ishte kthyer deri më sot.

Loja vdekjeprurëse e animuar e ka burimin nga një personazh misterioz të quajtur si Jonathan Galindo, me një fytyrë të maskuar si qen. Midis 2020 dhe 2021 besohet se shumë adoleshentë kanë rënë në grackën e të huajit misterioz dhe pasi kanë humbur sfidat kanë kryer vetëvrasje.

Gjykata e Barit kishte hapur një dosje për nxitje të vetëvrasjes kundër personave të panjohur, duke mos përjashtuar edhe mundësitë e tjera.

 Në pajisjet dixhitale të analizuara nga ekspertët e caktuar nga prokurori, nuk u shfaqën elementë të dobishëm për hetimet dhe gjithëka kaloi në heshtje. Sidoqoftë, siç shkruan Il Messaggero , u zbulua se fëmija u kishte treguar disa shokëve të shkollës se kishte ” frikë ” nga i huaji që e kërcënonte se “do të shkonte ta merrte “, nëse refuzonte të merrte pjesë në sfidën ekstreme.

Prokurorja Angela Morea është ende në kërkim të së vërtetës. Sipas prokurores të Barit, përgjigja ndaj rrethanave të dyshimta të vdekjes është në videot e fundit të para nga viktima para veprimit ekstrem. Për këtë arsye, një kërkesë ndërkombëtare kërkimore u zyrtarizua në Irlandë: zgjidhja e enigmës mund të jetë në ato të dhëna.

‘Guri’ kryesor i çështjes, sipas hetuesve, mund të jetë në historinë e videove të fundit në YouTube. Për të dalë në krye të së vërtetës, prokurorja Angela Maria Morea po ndjek rrugën e letrave ndërkombëtare të dërguara në Irlandë.

Fëmija që u vetësakrifikua banonte në rrethin San Girolamo të Barit. Ai u gjet i varur, me një litar të improvizuar të përdredhur rreth fytit, në dhomën e tij të gjumit. Familjarët hodhën poshtë menjëherë hipotezën e një akti vullnetar por nuk zbuluan rrethana ose sjellje që mund të motivonin një vendim të tillë nga fëmija vetëm 9 vjeë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota “jonathan galindo” loja “jonathan galindo” loja vdekjeprurese “jonathan galindo” loja “jonathan galindo” loja vdekjeprurese

Sondazh

Poll