Bota

Me mulli ere/ Biden planifikon rritjen e energjsë së gjelbërt në SHBA

14 Tetor 2021, 20:26 Nga DOSJA
Me mulli ere/ Biden planifikon rritjen e energjsë së gjelbërt

SHBA- Administrata e Biden ka zbuluar planet për të zgjeruar energjinë e erës. BBC shkruan se kjo gjë pritet të ndodh në shtatë zona në të dy brigjet e gjirit të Meksisës. Sekretarja e Brendshëm Deb Haaland kjo është një rrugë ambicioze për të krijuar vende të reja pune si dhe për një të ardhme të pastër të energjisë.

“Departamenti i Brendshëm po harton një udhë ambicioze ndërsa ne avancojmë planet e administratës për t’u përballur me ndryshimet klimatike, për të krijuar vende pune të paguara mirë dhe për të përshpejtuar kalimin e kombit në një të ardhme më të pastër të energjisë,” tha Haaland.

Kjo gjë vjen pasoi Presidenti Joe Biden po kërkon të zvogëlojë përdorimin e karburantit fosil në SHBA dhe të zgjerojë ekonominë e energjisë së gjelbër. Ekspertët thonë se nevojiten veprime dramatike për të përmbushur synimet e Biden për klimën. Fermat me erë janë pjesë e planit të Biden për të gjeneruar 30 gigavat (gw) energji të erës në det të hapur – mjaftueshëm për të furnizuar 10 milionë shtëpi deri në vitin 2030. Ky synim nuk i kalon 40 gw që Britania e Madhe po planifikon, ndërsa aga ana tjetër Kina po synon të arrijë rreth 73 gw deri në të njëjtën datë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota deb haaland energji nga mullinjte e eres joe biden deb haaland energji nga mullinjte e eres joe biden

Sondazh

Poll