Bota

Udhëtimi i fundit i linjës ajrore Alitalia, falimenton pas 74 vitesh

14 Tetor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Udhëtimi i fundit i linjës ajrore Alitalia, falimenton pas 74 vitesh

ITALI- Italia po i jep lamtumirën linjës ajrore të saj kryesore Alitalia pasi sot për herë të fundit pas 74 vitesh në biznes do të bëjë udhëtimin e fundit. Euronews shkruan se fluturimi i fundit, nga Roma në Cagliari, do t’i jap fund historisë së problemeve financiare të kompanisë.

Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro. Pandemia e koronavirusit rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë. Italia Trasporto Aereo (ITA) (linjë ajrore shtetërore) ka marrë përsipër kompaninë, por do të punësojë vetëm 2,800 të stafit të saj. Mijëra punonjës të tjerë të Alitalia do të ngelin të pa punë.

Ndërkohë që të hënën, punëtorët dolën në protestë në Romë për të kërkuar mbështetje nga qeveria. ITA do të jetë plotësisht në pronësi të qeverisë italiane dhe do të fillojë me një flotë prej 52 avionësh, me numrin e avionëve që do të rritet në 105 deri në fund të vitit 2025.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alitalia ita mbyllet linja ajrore ne itali alitalia ita mbyllet linja ajrore ne itali

Sondazh

Poll