Bota

Moti i keq/ Reshje të dendura shiu dhe stuhi përfshijnë Greqinë, përmbyten rrugët

14 Tetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
Moti i keq/ Reshje të dendura shiu dhe stuhi përfshijnë

GREQI- Moti i keq dhe i ftohtë do të përfshijë Greqinë ditën e nesërme. Protothema shkruan se nesër pritet që të bjerë borë në malet e Epirit, Maqedonisë perëndimore si dhe qendrore.

Ndërkohë që i gjithë vendi do të përfshihet nga shira të dendur, stuhi, breshër si dhe erëra shumë të forta. Reshjet e shiut në Greqi priten në të gjithë vendin, ndërsa mundësia e rënies së breshërit është kryesisht në rajonet e ishullit Jon dhe Egje si dhe në zonat bregdetare të Peloponezit , Sterea dhe në Halkidiki.

Ndërkohë që ditën e sotme në Greqi për shkak të shirave të dendur janë përmbytur shumë qytete, duke bërë që të mbyllen shkollat. Situata më e rëndë është në Korfuz, ku dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa situata është gjithashtu e rëndë në Atikë, Evia dhe Halkidiki.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

ORA 21:43

VD/ Mjeti fundoset në ujë, momenti kur qytetarët formojnë “zinxhir” për të shpëtuar

ORA 19: 27

VD/ Situatë e rënduar nga moti në Greqi, Korfuzi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bore ne greqi moti i keq ne greqi moti ne greqi bore ne greqi moti i keq ne greqi moti ne greqi

Sondazh

Poll