Aktualitet

Meta takon ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, në fokus integrimi europian

13 Tetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Meta takon ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, në fokus

TIRANË –  Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi është takuar ditën e sotme me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e ka uruar Ambasadorin Durmishi për detyrën e re dhe ka theksuar mbështjetjen e tij të plotë për përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Ai ka shprehur besimin se marrëdhëniet e ngrohta  dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të thllohen edhe më tej dhe shprehu besim në aftësitë e Ambasadorit.

Kreu i shteti thkesoi rëndësinë e madhe që bashkëpunimi mes dy vendeve kishte në politikë, kulturë, tregti dhe ekonomi dhe tha se ishte koha që Shqipeëria dhe Kosova të punon ngushtë për njohjen e shtetit të Kosovës dhe fokusi duhet të ishte integrimi europian për të dy vendet.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet rajoni ambasadori i kosoves ne shqiperi kosove presidenti ilir meta shqiperi skënder durmishi ambasadori i kosoves ne shqiperi kosove presidenti ilir meta shqiperi skënder durmishi

Sondazh

Poll