Aktualitet

Rasti i Elis Dines, bordi dhe KLGJ nisin hetimet për magjistratin e arrestuar

14 Tetor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Rasti i Elis Dines, bordi dhe KLGJ nisin hetimet për magjistratin e

TIRANË– Një ditë pas publikimit të skandalit se studenti i shkollës së Magjistraturës në profilin gjyqtar, Elis Dine, që rezultonte i arrestuar në vitin 2013 për akuzën e “Përndjekjes” dhe “Heqjes së paligjshme të lirisë”, kërkonte të bëhej gjyqtar, ka ardhur dhe reagimi i institucioneve.

Gzetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se tashmë ka nisur verifikimet konsultative Bordi Drejtues i Shkollës së Magjistraturës dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, por nuk kanë dalë me një vendim të marrë për përjashtimin ose jo të tij, nga radhët e studentëve të Shkollës së Magjistraturës. Sipas Qynos, me rastin është njohur dhe Ministria e Drejtësisë, Ambasada Amerikane në Tiranë, struktura e DSIK-së dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Elis Dine në muajin prill të vitit 2013 është prangosur në pyllin e Semanit nga policia e Fierit, teksa kishte rrëmbyer pa dëshirën e saj një vajzë me inicialet G.N dhe tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Pavarësisht kësaj ngjarjeje, Dine vijon të jetë pjesë e ndjekjes së studimeve në vitin e fundit të shkollës, ku pritet që në muajt në vijim të emërohet gjyqtar. Me vajzën të cilën e kishte rrëmbyer, Dine raportohet se ka pasur një raport intim, por e reja kishte vendosur që t’i jepte fund kësaj lidhjeje. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Dine, i cili e ka kërcënuar dhe marrë me forcë në makinën e tij, nga Fieri në drejtim të Semanit.

Kjo situatë është shoqëruar nga Elis Dine, me goditje me grushta të vajzës brenda në makinë. Gjatë rrugës, vajza ka tentuar në fshatin Tropojë, që të hapi derën e makinës dhe të hidhet me qëllim për tu larguar, por Dine, gjyqtari i ardhshëm i drejtësisë Shqiptare, e ka kapur për flokësh duke e mbajtur me forcë, deri në momentin kur kanë shkuar në pyllin e Semanit.

Dine, ka dalë para gjykatës së Fierit, ku prokurori Enklid Gjini, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, masë e cila është lënë në fuqi nga gjykata, duke sjellë lirimin e Dines. Ndërsa 6 muaj më pas prokurori i Fierit, Enklid Gjini, ka firmosur pushimin e akuzave ndaj Dines.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elis dine keshilli i larte gjyqesor magjistrati elis dine elis dine keshilli i larte gjyqesor magjistrati elis dine

Sondazh

Poll