Aktualitet

VIDEO- Degradon sherri brenda lokalit! Dy të plagosur tek ish-parku i Autobusëve

13 Tetor 2021, 15:04 Nga DOSJA
VIDEO- Degradon sherri brenda lokalit! Dy të plagosur tek ish-parku i

TIRANË– Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vela, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme tek zona e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Të dy ndodheshin në një bar-kafe në këtë zonë, kur kanë nisur të konfliktoheshin verbalisht me disa persona të tjerë, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. 

Sherri degradoi në konflikt fizik e në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave Nikolli ka marrë një plumb në këmbë e i plagosur ka mbetur gjithashtu edhe Vela. Të dy janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak për sherrin dyshohet të jenë bërë prishja e pazareve të drogës, por ende nuk dihen detaje të mëtejshme. 


Dosja.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku dallohen qartë efektivët e Policisë në vendin e ngjarjes, të cilët i kanë vënë prangat një të riu me kapale dhe tuta, por ende nuk dihet roli i tij në ngjarjen e sotme. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë gëzhoja. Ndërkohë një tjetër person ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes. Mësohet se personi në fjalë ka kërkuar të marrë një taksi për të ikur më shpejt, por ‘makina e verdhë’ duke parë situatën në zonë, nuk i ka ardhur në ndihmë dhe nuk ka ndaluar e për pasojë ai ka ikur me këmbë.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se janë ngritur grupe për kapjen e autorëve të plagosjes, por ende nuk ka asnjë të arrestuar zyrtarisht. Të dy të plagosurit, si Nikolli dhe Vela rezultojnë të jenë persona me precedentë penalë. Ata janë skeduar më herët për trafik të lëndë narkotike. Vela ka qenë arrestuar në Itali një vit më parë për të njëjtën arsye. Kjo plagosje vetëm kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga atentati ku ra pre 22-vjeçari Redi Balla. Balla ndodhet ende në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka dhënë detaje mbi personat që e qëlluan. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ORA 19:12

U plagos sot, del nga spitali Nikolli, Vela në gjendje të rëndë, gjenden 5 gëzhoja

ORA 18:56

Identifikohen autorët e plagosjes së dyfishtë në Tiranë, shkak, prishja e pazareve

ORA 17:39

Zbardhen emrat e të plagosurve tek Ish-Parku i Autobusëve

ORA 17:37

DETAJE/ Të dy të plagosurit tek ish-Parku i Autobusëve janë 25 vjeç

ORA 17:32

Sherri nisi në lokal, si ndodhi plagosja e dyfishtë në Tiranë

ORA 17:16

FOTO-EKSKLUZIVE! Çfarë roli ka? Momenti kur policia arrestoi të riun tek ‘ish-Parku’

ORA 17:12

FT: Gjaku “lumë” në rrugë, PAMJE nga vendi ku plagos i riu në Tiranë

ORA 17:09

VIDEO-Një i plagosur, i shtrirë në barrelë! Dalin pamjet e para

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander nikolla plagosje tek ish-parku i autobuzeve tirane xhulio vela aleksander nikolla plagosje tek ish-parku i autobuzeve tirane xhulio vela

Sondazh

Poll