Aktualitet

S’i marrin prej katër vitesh, Nano nis llogaritjen e orëve shtesë të efektivëve

14 Tetor 2021, 17:33 Nga DOSJA
S’i marrin prej katër vitesh, Nano nis llogaritjen e orëve

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka kërkuar nga drejtoritë të llogarisin orët jashtë orarit të punës të policëve ndër vite.

Të dymbëdhjetë drejtorive të qarqeve, Nano u ka dërguar një shkresë zyrtare me anë të së cilës u kërkon që të përllogarisin detyrimin ekonomik që u kanë efektivëve të policisë për orët shtesë që ata kanë qëndruar në shërbim.

Pas faturës finale pritet të nisë kompesimi financiar për policët sipas kodit të punës. Paraprakisht mësohet se kjo faturë pritet të mbyllet gjatë periudhës së mbetur të vitit 2021. Kompesimet mësohet se do të paguhen nga fondet e policies së Shtetit me paratë e konfiskuara nga krimi i organizuar.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano oret shtese te efektiveve policia e shtetit gledis nano oret shtese te efektiveve policia e shtetit

Sondazh

Poll