Aktualitet

Mungesë studentësh/ Mblidhet asambleja e Universitetit të Shkodrës

14 Tetor 2021, 16:45 Nga DOSJA
Mungesë studentësh/ Mblidhet asambleja e Universitetit të

SHKODËR- Universiteti i Shkodrës ka zhvilluar një mbledhje të asamblesë ditën e sotme. Mësohet se në këtë mbledhje është diskutuar në lidhje me situatën e rëndë në të cilën ndodhet Universiteti, në lidhje me rënien e numrit të studentëve.

Mbledhja e sotme është mbajtur pa praninë e kamerave, me kërkesë të pedagogëve. Në këtë mbledhje, asambleja e Universitetit ka vendosur që të kërkojë nga qeveria që të rishikojë procedurat e pranimit të studentëve të rinj në universitet, pasi ka cënuar autonominë e tyre.

Universiteti pritet të nisë ditën e hënë më 18 tetor. Studentët e vaksinuar do të lejohen që të futen në auditore, ndërsa fati i studentëve që nuk janë vaksinuar, nuk dihet ende.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet asambleja e universitetit të shkodrës studentët universiteti i shkodres asambleja e universitetit të shkodrës studentët universiteti i shkodres

Sondazh

Poll