Aktualitet

“Becchetti”, PD publikon vendimin e Arbitrazhit: S’është sekret. Dëmi do paguhet

14 Tetor 2021, 16:03 Nga DOSJA
“Becchetti”, PD publikon vendimin e Arbitrazhit:

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar likun e faqes zyrtare të Gjykatës së Arbitrazhit ku shihet i publikuar vendimi i marrë për gjobën në lidhje me gjyqin e humbur të qeverisë shqiptare me biznesmenin italian Francesco Becchetti. Ndryshe nga çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së mbajtur sot, vendimi i marrë nga Arbitrazhi që ngarkon Shqipërinë për pagimin e 110 milionë eurove, është e botuar.

Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se vendimi nuk është aspak sekret siç pretendon kryeministri Edi Rama dhe as konfidencial, por i botuar në faqen zyrtare.

“Nuk ka vendime sekrete. Rama do të paguajë dëmin. Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Beçhetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Beçhetti”,”- shkruhet në reagimin e Bardhit.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha sot se nuk ka asnjë njohje të publikut nga Gjykata, pasi vendimi është konfidencial. Deklaratat e Opozitës dhe veprimet en dërmarra prej tyre në lidhje me këtë çështje, kryeministri i konsideroi vepër penale dhe të dënueshme. Ai mdje shtoi se PD-ja po bëhet palë kundër Shqipërisë.

Linku i parë i publikuar nga Bardhi: FAQJA ZYRTARE

Linku i dytë i publikuar nga Bardhi: FAQJA ZYRTARE

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike 110 mln euro gjobë shqipërisë bazmend bardhi edi rama francesco becchetti seance plenare 14 tetor 2021 110 mln euro gjobë shqipërisë bazmend bardhi edi rama francesco becchetti seance plenare 14 tetor 2021

Sondazh

Poll