Aktualitet

Kishte në banesë dy granata, arrestohet 52-vjeçari në Lezhë

14 Tetor 2021, 13:37 Nga DOSJA
Kishte në banesë dy granata, arrestohet 52-vjeçari në

LEZHË– Një perosn është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës, pasi iu gjetën në banesë dy granata luftarake dhe një ndezës i montuar. 52-vjeçari me iniciale A.K., banues në fshatin Kallmet, u arrestua në flagrancë për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve luftarake. Policia informoi se me ndalimin e 52-vjeçarit parandaloi ngjarje të mundshme kriminale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

“Lezhë- Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale. Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, vënë në pranga një shtetas që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar. Sekuestrohen 2 granata me ndezës të montuar. Sherbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar. Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit A.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë për veprime të mëtejshme.”

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52-vjeçari në lezhë policia lezhe sekuestrohen 2 granata arrestohet 52-vjeçari në lezhë policia lezhe sekuestrohen 2 granata

Sondazh

Poll