Aktualitet

Arrestohen 5 persona, akuzohen për dhunë dhe shkelje të rregullave rrugore

14 Tetor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Arrestohen 5 persona, akuzohen për dhunë dhe shkelje të

TIRANË-Pesë persona janë arrestuar nga policia ditën e sotme për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Dy prej tyre janë ndaluar për ushtrim dhunë, ku 44-vjeçari B.V. është arrestuar pasi shkeli vendimin e gjykatës dhe dhunoi psikologjikisht bashkëshorten, ndërsa A.H., 48 vjeç dhunoi dhe i vodhi një shumë parash një personi me iniciale F.D.

Policia rrugore ka ndaluar tre persona, dy prej të cilëve po drejtionin mjetet në gjendje të dehur, të identifikuar si M. K, 35 vjeç dhe B. N, 34 vjeçe. Personi i tretë, 34-vjecari A. L, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë për shkelje të rregullave rrugore, u arrestua pasi kreu manovra të rrezikshme në rrugë dhe nuk iu bind urdhërit të një punonjësi policie për të ndaluar. Ndërkohë, B.E. 30-vjeç, ka shkuar në spital dëmtuar me mjet prerës, por nuk jep sqarime për ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË

“Tiranë- Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V, 44 vjeç, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H, 48 vjeç, pasi me datë 29.09.2021, ka goditur me sende të forta dhe më pas i ka marrë me dhunë një shumë parash shtetasit F. D. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. L, 34 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë rendit publik”,pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar; M. K, 35 vjeç dhe B. N, 34 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Rreth orës 00:50, të datës 14.10.2021, ka shkuar në spital dyshohet i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. B, 30 vjeç, i cili nuk jep sqarime për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet për vetëplagosje. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona policia e shtetit policia rrugore arrestohen 5 persona policia e shtetit policia rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2021, 08:57

Pas Korçës dëbora mbulon Kukësin

KUKËS – Pas Korçës, dëbora ka filluar të bjerë edhe në Qarkun e Kukësit. Në fshatin Buzmadhe dhe  Shishtavec gjithçka është mbuluar nga...