Aktualitet

Mot i keq/Reshje shiu në të gjithë vendin, Korça dhe Kukësi mbulohen nga dëbora

14 Tetor 2021, 05:31 Nga DOSJA
Mot i keq/Reshje shiu në të gjithë vendin, Korça dhe

TIRANË– Reshje dhe temperatura të ulëta do jenë të pranishme në vendin tonë ditën e sotme. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 900 metër do të ketë reshje dëbore ndërsa në lartësitë mbi 1500 metër do të ketë intensifikim të reshjeve të dëborës.

Dëbora e parë ka nisur dhe Qarku i Korçës është zgjuar ditën e sotme nën mantelin e bardhë. Temperaturat janë ulur në 3°C, por situata e qarkullimit të automjeteve në rrugë nuk ka hasur në problematika.

Pas Korçës ka nisur të bjerë dëborë edhe në Qarkun e Kukësit, në fshatrat Shishtavec dhe Buzëmadhe, ku gjithçka po mbulohet nga bardhësia.

Temperaturat e ulëta dhe moti i keq janë bërë shkak që në zonën e Kurbinit, kryeisht në Milot dhe në Laç, të ngrihen erëra të fuqishme, të cilat janë bërë shkak që qytetarët të boshatisin rrugët. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz apo dëme materiale.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

ORA 8:54

Bie bora e parë, Korça “zgjohet” nën mantelin e bardhë

ORA 10:57

Pas Korçës dëbora mbulon Kukësin

ORA 13:19

Erërat e fuqishme “shkundin” Kurbinin, shkak moti i keq

(a.b)/(m.k)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet debora e pare 2021 moti moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 14 tetor 2021 shi ne shqiperi debora e pare 2021 moti moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 14 tetor 2021 shi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2021, 08:57

Pas Korçës dëbora mbulon Kukësin

KUKËS – Pas Korçës, dëbora ka filluar të bjerë edhe në Qarkun e Kukësit. Në fshatin Buzmadhe dhe  Shishtavec gjithçka është mbuluar nga...