Aktualitet

Vlorë/ Fshihte një mjet lundrues me qëllim trafikimin e tij, arrestohet 52-vjeçari

14 Tetor 2021, 12:03 Nga DOSJA
Vlorë/ Fshihte një mjet lundrues me qëllim trafikimin e tij,

VLORË– Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Vlorë, pasi iu gjet një mjët lundrues 11 metra i gjatë i fshehur në një magazinë. Ai kishte lëshuar një faturë tatimore të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, me një vlerë prej 15.000 eurosh, e cila ishte e pashoqëruar me kupon tatimor dhe e padeklaruar në organet tatimore. 52-vjeçari u arrestua për falsifikim dokumentash dhe fshehje të të ardhurave, ndërkohë materialet e sekuestruara i kanë kalaur Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

“Vlorë/Vihet në pranga një 52-vjeçar që dyshohet se fshihte një mjet lundrues, me qëllim trafikimin e tij. Sekuestrohet mjeti lundrues me gjatësi 11 metra. Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, se në një magazinë, pranë “Pylli të Sodës”, ndodhej një mjet lundrues, i cili mund të përdorej për trafikim, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij. Gjithashtu, shtetasi A. M. ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 52 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.”

 

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mjet lundrues nje i arrestuar policia e vlores mjet lundrues nje i arrestuar policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2021, 08:57

Pas Korçës dëbora mbulon Kukësin

KUKËS – Pas Korçës, dëbora ka filluar të bjerë edhe në Qarkun e Kukësit. Në fshatin Buzmadhe dhe  Shishtavec gjithçka është mbuluar nga...