Bota

Grup i ri hulumtues, OBSH: Mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19

14 Tetor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Grup i ri hulumtues, OBSH: Mundësia e fundit për të gjetur

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se puna e një grupi të ri hulumtues mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19.

OBSH-ja ka emëruar 26 ekspertë që do t’i bashkohen Grupit Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri (Sago).

Pyetja se si u shfaq koronavirusi i ri ende mbetet pa përgjigje edhe më shumë se një vit e gjysmë që kur rastet e para u paraqitën në qytetin kinez të Vuhanit.

Ekipi do të hulumtojë nëse virusi u bartë nga kafshët te njerëzit në tregjet Vuhanit apo nëse ai u përhap nga një aksident laboratorik.

Kina e ka hedhur poshtë fuqishëm teorinë e dytë.

Në shkurt, një ekip i OBSH -së i ngarkuar me hetimin e origjinës së COVID-19 shkoi në Kinë dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por se duhej më shumë hulumtime për ta vërtetuar këtë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më vonë tha se mungesa e të dhënave dhe transparenca nga Kina kishte penguar hetimin.

Pjesë e grupit të ri hulumtues janë edhe gjashtë ekspertët që vizituan Kinën si pjesë e ekipit të mëparshëm.

Përveç koronavirusit, grupi Sago gjithashtu do të hulumtojë origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.

“Njohuritë për origjinën e patogjenëve të rinj janë thelbësore për parandalimin e shpërthimeve të së ardhmes“, tha Ghebreyesus.

Në një editorial të përbashkët në revistën Science, shefi i OBSH-së dhe zyrtarë të tjerë thanë “aksidenti laboratorik nuk mund të përjashtohet”.

Michael Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH -së, tha se puna e Sago-s mund të jetë “mundësia e fundit për të kuptuar origjinën e COVID-19”.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gruo i ri hulumtues obsh origjina e covid-19 gruo i ri hulumtues obsh origjina e covid-19

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 06:22

Edhe sa do të shtrenjtohet energjia?

GJERMANI – Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet. Shtesat dyshifrore të për...

Bota 13 Tetor 2021, 20:08

Fauci: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

SHBA- Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci pranoi të mërkurën se koronavirusi mund të mos eliminohet kurrë dhe se &...

Bota 13 Tetor 2021, 16:57

Studimi: Antisemitizmi shumë i përhapur në BE

“Unë isha një herë në një qytet të vogël hungarez, në klasat e larta të një shkolle për të mbajtur një leksion mbi hebrenjtë në Hungari. Drejtori më paral...