Bota

Aksioni kontrabandë, lirohen 3 nga 8 të arrestuarit në Kosovë

14 Tetor 2021, 09:33 Nga DOSJA
Aksioni kontrabandë, lirohen 3 nga 8 të arrestuarit në

KOSOVË – Policia e Kosovës zhvilloi ditën e djeshme një aksion kundër kontrabandës në katër rajone të vendit.  Situata u tensionua në Mitrovicën e Veriut ku disa prej banorëve u konfliktuan me policinë dhe plagosën 10 prej efektivëvë. Policia arrestoi 8 persona nga të cilët tre janë liruar ditën e sotme.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorisë 5 nga personat e arrestuar janë dërguar në paraburgim kurse tre prej tyre janë liruar.

Ndërkohë 10 persona janë në kërkim nga policia që nga përplasja e djeshme.

“Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia

Gjatë aksionit të djeshëm kundra kontrabandës, policia e Kosovës ka sekuestruar mallra të ndryshme në vlerë prej qindra-mijëra euro. Disa nga qytetarët janë përpjekur të ndalojnë aksionin dhe gjatë përplasjes janë lënduar dhjetë zyrtarë policorë, të cilët janë sulmuar nga një grup protestuesish të cilët kanë përdorur armë zjarri, granata dore dhe bombola gazi.

LAJMI KRYESOR: Aksioni kontrabandë në Kosovë, EMRAT e 10 personave të shpallur në kërkim

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 10 persona ne kerkim policia e kosoves sulmohet policia e kosoves tensione në veri të kosovës 10 persona ne kerkim policia e kosoves sulmohet policia e kosoves tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 14 Tetor 2021, 06:22

Edhe sa do të shtrenjtohet energjia?

GJERMANI – Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet. Shtesat dyshifrore të për...

Bota 13 Tetor 2021, 20:08

Fauci: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

SHBA- Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci pranoi të mërkurën se koronavirusi mund të mos eliminohet kurrë dhe se &...

Bota 13 Tetor 2021, 16:57

Studimi: Antisemitizmi shumë i përhapur në BE

“Unë isha një herë në një qytet të vogël hungarez, në klasat e larta të një shkolle për të mbajtur një leksion mbi hebrenjtë në Hungari. Drejtori më paral...

Bota 13 Tetor 2021, 18:41

SHBA hap kufijtë me Kanadanë dhe Meksikën

SHBA– Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë rihapjen e kufijve tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën për udhëtarët plotësisht të vaksinuar duke filluar nga ...