Aktualitet

U arrestua për plagosjen te ish-Parku, Daniel Manushi 4 vite më parë qëlloi policin

14 Tetor 2021, 06:54 Nga DOSJA
U arrestua për plagosjen te ish-Parku, Daniel Manushi 4 vite më

TIRANË– Daniel Manushi i arrestuar për plagosjen e dy të Aleksandër Nikollit dhe Xhulio Velës në ish-parkun e Autobuzëve është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në nëntor të vitit 2017 ai ka plagosur një efektiv policie të identifikuar si Ermal Bregu.

Ngjarja ka ndodhur më 28 nëntor 2017, jashtë një lokali në lagjen “Kongresi i Lushnjës”. Punonjësi i policisë, me detyrë agjent krimesh i Komisariatit nr.1 në kryeqytet, ishte jashtë orarit të shërbimit në momentin kur u konfliktua me, Manushin, atëherë 24-vjeçar. Manushi e ka fyer duke e thirrur “spiun” për shkak të detyrës që ka.

Më pas polici dhe Manushi u konfliktuan fizikisht në rrugë, derisa i riu qëlloi me armë zjarri policin. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar vetëm tetë muaj më pas, në korrik të vitit 2018.

Ditën e djeshme, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, Manushi në bashkëpunim me dy persona të tjerë plagosën me armë zjarri 28 vjeçarin Aleksandër Nikollin dhe 26-vjeçarin Xhulio Vela, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LAJMI KRYESOR:

Plagosja në Tiranë! Në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim një i tretë (DETAJE)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander nikolli daniel manushi ermal bregu plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela aleksander nikolli daniel manushi ermal bregu plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela

Sondazh

Poll