Aktualitet

HARTA E RE/ Shkrihen 10 gjykata, Apeli mbetet vetëm në Tiranë

13 Tetor 2021, 20:57 Nga DOSJA
HARTA E RE/ Shkrihen 10 gjykata, Apeli mbetet vetëm në Tiranë

TIRANË– Harta e re gjyqësore do të jetë me 12 gjykata. Në dokumentin e publikuar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bëhet me dije se do të shkrihen 10 gjykata, Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini.

Gjykata do të ketë në Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Vlore, Gjirokastër, Korçë, Lezhë.

Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli që janë aktualisht është propozuar që të mbete vetëm një në Tiranë. Në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Shkodër, Gjykatat e Apelit do të shkrihen.

Ky draft pritet që të diskutohet mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së e KLP-së. Shkrirja e 10 gjykatave do të sjell shkrirjen automatikisht edhe të 10 prokurorive në shkallë vendi.

Vetë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi një javë më parë pas përfundimit të Konferencës me Këshillin e Lartë Gjyqësor se harta do të prezatnohet këtë javë pasi kërkon kohë si proçes.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet harta e re gjyqesore harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll