Aktualitet

Protesta kundër rritjes së çmimeve, Lapaj: Të hënën te vendi…

14 Tetor 2021, 05:23 Nga DOSJA
Protesta kundër rritjes së çmimeve, Lapaj: Të

TIRANË– Qytetarët shqiptarë do të rikthehen sërish ditën e hënë përballë kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Këtë e ka bërë të ditur avokati i njohur, njëherësh dhe organizatori i protestës, Adriatik Lapaj.

Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, ai bën të ditur se ditën e hënë në orën 18:00 do të jetë përballë kryeministrisë. Lapaj thotë se përgjatë këtyre ditëve ka marrë shumë sulme pasi ka protestuar, mirëpo këto nuk do e ndalojnë që ai të rikthehet në shesh. ‘Të hënën te vendi’ shkruan Lapaj duke ftuar këdo që do të dalë kundër rritjes së çmimit të bukës, shportës ushqimore, karburantit, gazit, abuzimit me paratë publike e shumë arsyeve të tjera që i ka radhitur në shkrimin e tij.

THIRRJA:

TË HËNËN NË 18.00 DO JEM PËRBALLË KRYEMINISTRISËKëto ditë më sulmuan. Më sulmuan pse protestoj. Nuk di të kem ndaluar kënd të protestoj. I lirë është sheshi…le të dalin kush ka motiv për të mos dalë në një ditë me mua. Aq më shumë që këta që më sulmojnë as i kam ftuar fare edhe pse as i ndaloj dot pasi sheshi nuk është imi.Nuk e kanë me mua…unë jam ai që isha dhe dje. E kanë për të tjera arsye. Si ndihmoj dot. Bosh qe sheshi dje dhe sot. Bosh është dhe nesër. Kush i ndaloi të dalin?Do dal të vazhdoj protestën kundër rritjes së çmimit të bukës, shportës ushqimore, karburantit, gazit, kundër abuzimit me paratë publike, kundër mungesës së meritokracisë, keqadministrimit të sistemit energjitik e për shumë arsye të tjera…ndjej se duhet të protestoj.Të hënën te vendi.

Çfarë kërkojnë qytetarët:

–Heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.

-Uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.

-Heqjen e taksës së qarklullimit në naftë

-Heqjen e akcizës së gazit

Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?

E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimërimet e më vonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjiheshin’. Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj protesta kunder rritjes se cmimit te naftes protesta per rritjen e cmimeve adriatik lapaj protesta kunder rritjes se cmimit te naftes protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll