Aktualitet

Tensione në Kosovë! Serbët në veri sulmojnë policinë, Vuçiç bën gati ushtrinë

13 Tetor 2021, 08:42 Nga DOSJA
Tensione në Kosovë! Serbët në veri sulmojnë

KOSOVËSërish tensione në Veri të Kosovës! Kur vetëm pak ditë pasi situata u qetësua nga përplasja për reciprocitetin e targave, në Mitrovicën e Veriut ka pasur sërish tensione mes qytetarëve dhe Policisë së Kosovës. Këta të fundit ishin nisur në një aksion kundër mallrave kontrabandë, që u zhvillua në disa qytete të vendit përfshirë Pejën, Prishtinën dhe Mitrovicën e Veriut.

Futja e efektivëve në një farmaci serbe ka nxitur gjakrat dhe ka dhënë “dritën jeshile” për nisjen e dhunës. Fillimisht qytetarët serbë dhe policia janë përplasur me shkelma e grushte ndërsa më pas është raportuar edhe për të shtëna e bomba. Ndaj si mënyrën e vetme për t’i mbajtur nën kontroll turmat, policia ka gjetur gazin lotsjellës. Nga përplasjet janë plagosur 8 persona, nga të cilët 6 janë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Një prej të plagosurve është serb dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë pasi një plumb i ka depërtuar në shpinë, ndërsa nuk dihen detaje për të lënduarit e tjerë.

Presidenti serb Aleksandrër Vuçiç ka bërë gati ushtrinë, ndërsa kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për mbrotjen e serbëve të Kosovës.

“Mbani shqiptarët, ose ndryshe do t’i mbajmë ne,”-i tha ai në telefon të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak në një telefonatë. Ndërkohë që ka shkuar në kufi për të takuar zyrtarë serbë që jetojnë në Kosovës. Me emergjencë, po ashtu edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka bërë thirrje për ndërhyrje nga NATO, ndërsa homologu i saj Kurti tha se janë mediat serbe që po politizojnë situatën, pasi aksioni ka lidhje vetëm me mallrat kontrabandë.

Ndërkohë reagime ka patur dhe nga pala kosovare ku presidentja Osmani në një status në Facebook e konsideron si një aksion kundër krimit dhe thekson se kush e kundërshton atë është shkelës i ligjit. Kryeministri Kurti gjithashtu e ka cilësuar këtë aksion kundër krimit, duke shtuar se grupet kriminale nuk do të tolerohen. Po ashtu ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë për shtyp u shpreh se ky aksion nuk shënjestron asnjë individ apo etni por është aksion kundër krimit. Nuk kanë munguar as reagimet e ndërkombëtarëve ku Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë thirrje që të ulen tensionet dhe të evitohet dhuna. Thirrjes për ndaljen e dhunë i është bashkuar edhe Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i cili i konsideron këto si lëvizje që krijojnë destabilitet.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE 

ORA 19:52

Largohet kamioni fundit, situata drej normalizimit në Kosovë

ORA 19:46

E krahasoi situatën me holokaustin, ambasadori gjerman i kthehet Rakiç: Stop 

ORA 19:13

VIDEO/ Momenti kur gazetares i hidhet lëndë shpërthyese në veri të Kosovës

 

ORA 17:56

Kërcënimi nga BEOGRADI! Vuçiç-Lajçakut: Mbani shqiptarët, ose ndryshe merremi ne…

ORA 17:43

Tensionet në Mitrovicë, akuza e Vuçiç: Kosova u shty nga ndërkombëtarët

ORA 17:25

Drejtori i Policisë: 10 efektiv u lënduan gjatë aksionit kundër kontrabandimit

ORA 16:46

Sveçla: Aksioni policor nuk është kundër qytetarëve por krimit të organizuar

ORA 16:44

Osmani reagon për situatën në veri: Krimi nuk ka etnitet

ORA 16:34

Ambasada e SHBA-së i quan të papranueshme sulmet ndaj Policisë, mediave dhe civilëve

ORA 16:21

AGK-ja reagon pas sulmeve të gazetarëve: Duam siguri për punën tonë

ORA 15:01

Media serbe vë në “lojë” Policinë e Kosovës: Hynë me armë për të marrë karamele

ORA 15:43

Policia e Kosovës shpall në kërkim 5 persona të tjerë, shkon në 10 numri total

ORA 15:09

Momenti kur plagoset një serbë nga përplasjet në veri të Kosovës

ORA 12:46

S’ka më dyshime! Serbët qëlluan Policinë e Kosovës, gëzhoja plumbash në Zveçan

ORA 12:26

Lëndime nga bombat/ 6 persona në spital nga përplasja me Policinë në Veri

ORA 12:20

Grushta kokës edhe shkelma! Serbët nuk mbahen, dhunojnë Policinë e Kosovës (VIDEO)

ORA 12:13

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Krimi nuk do të tolerohet!

ORA 12:12

Ngjarjet në veri të Kosovës, kryeministrja serbe: Mbani Albin Kurtin!

ORA 11:44

Tensionet në VERI! Policë e qytetarë të lënduar në Mitrovicë

ORA 11:22

ME VIDEO: Ka të shtëna! Pamjet nga përplasja e serbëve në Veri me Policinë e Kosovës

ORA 11:07

ME VD: “Shkëndija” që nxiti tensionet, Policia e Kosovës kontroll tek farmacia serbe

ORA 13:38

Hodhën granata e bomba, policia e Kosovës arreston 8 persona, 6 efektivë të lënduar

(k.m/d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore rajoni kosove tensione në veri të kosovës kosove tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll