Aktualitet

Atentati te Komuna, Redi Balla, i skeduar/ Dëshmia: S’di kush qëlloi

13 Tetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Atentati te Komuna, Redi Balla, i skeduar/ Dëshmia: S’di kush

TIRANË– Redi Balla, vetëm 22 vjeç, i shpëtoi mrekullisht plumbave të “derdhur” ndaj tij mbrëmjen e djeshme teksa i riu ndodhej në makinën e tij. Jashtë rrezikut për jetën, por ende në spitalin e Traumës duke u kuruar për plumbat e marrë në këmbë, 22-vjeçari ka treguar ç’ndodhi në momentin kur u qëllua, por pa ndihmuar hetuesit.

Balla u tha hetuesëve që e morën në pyetje mëngjesin e sotëm se nuk kishte parë fytyrën e personit, apo personave (nuk e përjashton të ishin më shumë se një), që e qëlluan me armë zjarri. Ai pretendon se në momentin që e kanë qëlluar, ka qenë duke përdorur celularin brenda në makinë dhe nuk ishte i vëmendshëm. Sapo dëgjoi të shtënat, pretendon se menjëherë mbuloi kokën me duar për t’u mbrojtur. Po ashtu, nuk ka dhënë asnjë detaj për arsyen se përse mund të ketë ai shënjestër e një atentati për ta eliminuar.

Ndërkohë rezulton se ai është person problematik, i hetuar disa herë për sherre, por deri më tani nuk rezulton që të jetë i dënuar për ndonjë vepër penale. Por janë pikërisht këto konflikte, pista kryesore ku edhe po hetohet, megjithatë nuk përjashtohen edhe të tjera.

Megjithatë duket se autorët kishin kohë që e ndiqnin të riun, duke gjetur edhe momentin perfekt për të qëlluar ndaj tij, pasi Balla nuk është banor i Komunës së Parisit, vend ku edhe u qëllua. Pasi ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë ishte ndaluar, Balla doli nga një kafene dhe ishte nisur për në shtëpi, e autorët qëlluan ndaj tij. Ata përfituan nga rasti që e gjithë Policia ishte e fokusuar në ndeshje për të qëlluar, por Komuna e Parisit është një zonë mjaft e frekuentuar dhe e rrethuar nga biznese me kamera të shumta sigurie, të cilat me shumë gjasë kanë ndjekur çdo lëvizje tyren e mund të shërbejnë për identifikimin e tyre.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ORA 22:44

Plagosja e Redi Ballës, ndërtohet ‘profili’ i autorit, i riu mbante kapele

ORA 7:36

‘Maj madhi n’ven!’/ Iu bë atentat, Redi Balla ‘mbështetës’ i zjarrtë i Berishës

ORA 9:13

Iu bë atentat, Redi Balla: Nuk e di kush qëlloi, po merresha me celularin

ORA 11:36

Plagosja te Komuna/ Redi Balla mori taksi për spital, autorët u larguan me ‘Audi’

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atentat te komuna e parisit plagoset redi balla redi balla atentat te komuna e parisit plagoset redi balla redi balla

Sondazh

Poll