Aktualitet

Arrestimi i Gëllçit, Matlija: Prokuroria ka marrë një çështje që nuk i takon

13 Tetor 2021, 19:17 Nga DOSJA
Arrestimi i Gëllçit, Matlija: Prokuroria ka marrë një

TIRANË– Dorjan Matlija, avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllci i cili është vënë në pranga ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka marrë në dorë këtë dosje edhe pse nuk i takon.

Në një lidhje me Skype në “Open”, Matlija tha se nuk është kompetencë e SPAK të hetojë veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“Prokuroria ka marrë një çështje që nuk i takon, është e vërtetë që duhet të hetojë tenderat, por shpërdorimi i detyrës nuk është çështje e SPAK. Tenderat, shkeljet e procedura të tjer asi këto, dakort mund t’i hetojë. Ata i kanë bashkuar dhe po i hetojnë bashkë. Ju gazetarët lexoni ndonjëherë dhe ligjet sepse të shkruara e zeza mbi të bardhë janë edhe ata,”- tha Matlija ndër të tjera.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet thoma gellci dorian matlija arrestohet thoma gellci dorian matlija

Sondazh

Poll