Bota

VD- Sulm terrorist me shigjeta në Norvegji, 4 viktima, 7 të plagosur, pranga autorit

13 Tetor 2021, 19:32 Nga DOSJA
VD- Sulm terrorist me shigjeta në Norvegji, 4 viktima, 7 të plagosur,

NORVEGJI- Një sulm terrorist ka alarmuar zonën pranë kryeqytetit norvegjez mbrëmjen e sotme. Mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën katër persona janë vrarë e shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me harqe e shigjeta që ka ndodhur në zonën mes qytetit Kongsberg dhe jug-perëndimit të kryeqytetit Oslo rreth orës 18:30 me kohën lokale.

Autori me emrin Reiner Winklarson ka vepruar i vetëm. Ai ka përdorur një shigjetë me hark dhe është vendosur përballë një supermarketi Coop Extra e ka nisur të sulmojë qytetaret që ndodheshin brenda tij. Të gjakosur, qytetarët u shtrinë në tokë, ndërsa zona u rrethua shumë shpejt nga policia. Winklarson është dërguar në komisariat dhe po merret në pyetje. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Shefi i policisë në Norvegji Oeyvind Aas u bëri thirrje oficerëve që të mbajnë armë me vete, pasi zakonisht policia në Norvegji nuk mban armë.

Burri është kapur … nga informacioni që kemi tani, ky person i kreu këto veprime i vetëm. Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur,” tha Aas.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ORA 22:42

Të paktën 4 të vdekur nga sulmi në Norvegji, Policia: Oficerët të mbajnë armë

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm terrorist ne norvegji sulm terrorist ne norvegji

Sondazh

Poll

Bota 13 Tetor 2021, 20:08

Fauci: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

SHBA- Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci pranoi të mërkurën se koronavirusi mund të mos eliminohet kurrë dhe se &...

Bota 13 Tetor 2021, 16:57

Studimi: Antisemitizmi shumë i përhapur në BE

“Unë isha një herë në një qytet të vogël hungarez, në klasat e larta të një shkolle për të mbajtur një leksion mbi hebrenjtë në Hungari. Drejtori më paral...

Bota 13 Tetor 2021, 18:41

SHBA hap kufijtë me Kanadanë dhe Meksikën

SHBA– Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë rihapjen e kufijve tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën për udhëtarët plotësisht të vaksinuar duke filluar nga ...