Bota

SHBA hap kufijtë me Kanadanë dhe Meksikën

13 Tetor 2021, 18:41 Nga DOSJA
SHBA hap kufijtë me Kanadanë dhe Meksikën

SHBA– Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë rihapjen e kufijve tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën për udhëtarët plotësisht të vaksinuar duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Kufijtë kanë qenë të mbyllur për udhëtarët që nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Heqja e kufizimeve për udhëtarët e zakonshëm në kufijtë tokësorë vjen vetëm disa javë pasi administrata e Presidentit Biden njoftoi se do të lejojë shtetasit e huaj të vaksinuar plotësisht, që udhëtojnë me avionë, të hyjnë në ShBA duke filluar nga muaji i ardhshëm. Data e saktë e hyrjes në fuqi të rregullave të reja nuk është përcaktuar.

Administrata e Presidentit Biden ka qenë nën presion nga ligjvënësit amerikanë, si dhe Kanadaja dhe Meksika, për të hequr kufizimet, të cilat ata thonë se kanë ndarë familjet dhe i kanë privuar Shtetet e Bashkuara nga miliarda dollarë të ardhura nga turizmi./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden koronavirusi ne shba shba hap kufijte joe biden koronavirusi ne shba shba hap kufijte

Sondazh

Poll