Aktualitet

EMRAT/ Lëvizje në rang zv.ministrash, largohet Kospiri, kush janë tre prurjet

13 Tetor 2021, 17:18 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë disa lëvizje në rang zëvendësministrash gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar mesditën e sotme mësohet se Denada Seferi është emëruar si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Seferi është vendosur në vend të Bardhylka Kospirit, e cila ëshrë liruar nga ky pozicion tetë vite pasi është emëruar.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,”– thuhet në VKM e publikuar në faqen zyrtare, me anë të së cilës lajmërohet largimi i Kospirit.

Më pas është publikuar njoftimi për emërimin e Seferit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Denada Seferi emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,”- thuhet në njoftim. 

Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, gjithashtu është emëruar Enio Civici si zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Enio Civici emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,”- shkruhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave për emërimin e Civicit.

Vilma Bello, e cila ka qenë edhe deputete në Partinë Socialiste është emëruar zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,”- thuhet në VKM-në për emërimin e Bellos.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike bardhylka kospiri denada seferi enio civici vilma bello bardhylka kospiri denada seferi enio civici vilma bello

Sondazh

Poll