Aktualitet

Zbardhen emrat e të plagosurve tek Ish-Parku i Autobusëve

13 Tetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Zbardhen emrat e të plagosurve tek Ish-Parku i Autobusëve

TIRANË– Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela janë dy personat që kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri tek ish-Parku i Autobusëve. Mësohet se Nikolli është 27 vjeç, kurse Vela, 25. Të dy ndodhen në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak të Policisë së Tiranës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës  17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Rrethanat janë ende të paqarta, por paraprakisht është raportuar se gjithçka ka nsiur në një lokal ku ndodheshin të dyja palët e përfshira në këtë ngjarje. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LAJM KRYESOR:Degradon sherri brenda lokalit! Dy të plagosur tek ish-parku i Autobusëve

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander nikolli plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela aleksander nikolli plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhulio vela

Sondazh

Poll