Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Krimi nuk do të tolerohet!

13 Tetor 2021, 10:13 Nga DOSJA
Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Krimi nuk do të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me tensionet që Veri të Mitrovicës mes serbëve dhe Policisë. Me anë të një reagimi zyrtar, fill pas mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se aksioni kishte lidhje vetëm me kontrabandën e mallrave dhe po zhvillohej në disa zona të vendit. Po ashtu kërkoi nga mediat serbe që të mos e tensiononin situatën.

Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës. Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri). Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale. Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë. Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë,”-tha Kurti.

LAJMI KRYESOR: Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosove tensionet në veri të kosovës albin kurti kosove tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 13 Tetor 2021, 09:58

Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Kosovë!

KOSOVË -Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme ka ardhur në jetë fëmija i parë afgan në Kosovë.Bebushi është djal...