Aktualitet

Tensionet në Kosovë! Vjen reagimi nga Brukseli: Ndaluni menjëherë!

13 Tetor 2021, 11:30 Nga DOSJA
Tensionet në Kosovë! Vjen reagimi nga Brukseli: Ndaluni

BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka reaguar lidhur me tensionet që ka pasur sot në Veri të Kosovës mes qytetarëve serbë dhe Policisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se inicidentet e dhunshme duhet që të ndalen, ndërsa shtoi se është në kontakt me të dy palët për të zgjidhur çështjen.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën,”-shkruan Borrell.

LAJMI KRYESOR: Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore rajoni josep borrell tensionet në veri të kosovës josep borrell tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll