Bota

Franca dhe aleatët kundër Britanisë, kërkojnë respektim të marrëveshjes së peshkimit

12 Tetor 2021, 17:17 Nga DOSJA
Franca dhe aleatët kundër Britanisë, kërkojnë respektim

FRANCË– Franca ka mbledhur aleatët europianë në një front të përbashkët kundër Mbretërisë së Bashkuar, në lidhje më mosmarrveshjet për licensat e peshkimit pas Brexit. 10 kombe, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Belgjikën, nënshkruan një deklaratë të përbashkët me Francën, ku i bëjnë thirrjë Mbretërisë së Bashkuar të respektojë kushtet e marrveshjes tregtare të Brexit, si dhe të sigurojë ‘vazhdimësi’ për flotat franceze të peshkimit. Shtetet janë fokusuar tek pretendimi i Britanisë se anijet franceze siguriojnë të dhëna gjeolokative për të marrë licensen, duke thënë se kjo nuk është pikë e marrveshjes.

Franca akuzoi Britaninë për dhunim të marrveshjes së bërë pas Brexit, për mohimin e licensave ndaj peshkatarëve francezë, të cilët historikisht kanë peshkuar në ujërat e Britanisë. Zyrtarët e Londrës thonë se kjo u është mohuar vetëm atyre që nuk ishin në gjendje të siguronin një dëshmi të bazave të tyre tradicionale. Deklarata e 11 vendeve të BE-së erdhi pas një takimi të ministrave të bujqësisë dhe peshkimit në Luksemburg dhe një javë pasi Presidenti Francez Emmanuel Macron bëri thirrje që të ushtrohet më shumë presion ndaj Britanisë për mosmarrëveshjen.

Anijet fanceze ishin të lira të peshkonin nga 6 deri në 12 milje në zonë kur Britania ishte ende në BE, por tani u duhet të vërtetojnë që e kanë bërë edhe më parë këtë gjë. Peshkatarët francezë kanë thënë gjithashtu se mund të bllokojnë portin verior të Calais dhe kanalin hekurudhor Channel Tunnel, të dyja pikat kryesore të tranzitit për tregtinë midis Britanisë dhe Evropës kontinentale, nëse Londra nuk jep më shumë licensa peshkimi në 17 ditët e ardhshme.

Marrëveshja tregtare e Brexit, e nënshkruar nga të dyja palët vitin e kaluar, ul sasinë e peshkimit nga vendet e BE në ujërat britanike me 25% gjatë pesë viteve. Qeveria franceze dëshiron që anëtarët e tjerë të BE-së të mbështesin shtytjen e tyre që Britania të sillet para një paneli të arbitrazhit të krijuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet pas Brexit.

Burimi: Daily Mail.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britania e madhe franca licensat e peshkimit britania e madhe franca licensat e peshkimit

Sondazh

Poll