Aktualitet

Policët e rrahën për vdekje se vrau grekun! Gjykata rihap çështjen e Ilia Karelit

12 Tetor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Policët e rrahën për vdekje se vrau grekun! Gjykata rihap

GREQI– Hapet sërish dosja e vdekjes së shqiptarit Ilia Kareli në burg grek të Nigritës. Apeli i Selanikut ka vendosur që të rishikojë çëshjen e shqiptarit, i cili gjeti vdekjen vetëm pak orë pasi u vendos në burgun grek në mars 2014.

Për vdekjen e tij 13 zyrtarë të burgut u dënuan me 5 deri në 7 vjet burg, por të gjithë i mohuan akuzat e ngritura kundër tyre, duke deklaruar pafajësinë. Mirëpo të gjithë u shpallën fajtorë se e kishin dhunuar barbarisht shqiptarin duke e rrahur për vdekje.

Sipas trupës gjykuese, vrasja e shqiptarit ndodhi për hakmarrje. Kareli kishte vrarë George Tsironis, duke e goditur me një thikë të improvizuar brenda qelisë. Megjithatë ai u ndalua nga gardianët e burgut që nuk e ndaluan sulmin ndaj tij. Problemi i zemrës me të cilin Karelli vuante prej kohësh dhe sulmi ishemik që i pasoi brenda në qeli nga dhuna, u shpallën shkaqet kryesore për vdekjen e tij.

Marrë nga TaNea

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hapet dosja e ilia karelit ilia kareli hapet dosja e ilia karelit ilia kareli

Sondazh

Poll