Aktualitet

Ka shenja gishtash kudo! Vidhen dokumentet e pronave në Vlorë, GABIMET e hajdutit

12 Tetor 2021, 10:29 Nga DOSJA
Ka shenja gishtash kudo! Vidhen dokumentet e pronave në Vlorë, GABIMET

VLORË– Dalin pamjet nga zyrat e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës dhe të pronave, ku edhe mbrëmë u grabitën dokumenta të zonës së Dhërmiut, të quajtura “Formularë 6”. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në derën ku është futur autori kanë mbetur dukshëm shenjat e gishtave, të cilat janë mbledhur nga grupi hetimor, ndërkohë që ka dalë më pas nga dera kryesore.

Ndërkohë roja e godinës ka qenë në kabinën kryesore dhe pritet që dhe dëshmia e tij të japë një ndihmë për zbardhjen e autorit dhe më pas motiveve të kësaj grabitjeje.

LAJMI KRYESOR: I maskuar dhe me armë, vidhet zyra e dokumenteve të pronave në Vlorë (2 DOSJET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll