Aktualitet

Dy ankuesit nga Shqipëria, vendimi i Strasburgut: Qeveria do paguajë dëmet

12 Tetor 2021, 09:59 Nga DOSJA

FRANCË– Gjykata e Strasburgut ka vendosur për rastin e dy shqiptarëve që kanë shkuar pranë këtij institucioni për tu ankuar për procedurat gjyqësore në Shqipëri. Kjo Gjykatë ka vendosur se për rastin e parë, rasti i mjekut Bala që kandidonte për rektor i Univërsitetit të Mjekësisë, “është shkelur e drejta për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.”

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, mjekut Petrit Bara i është shkelur dhe “e drejta për një mjet efektiv”, neni 13 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në lidhje me rastin e dytë, të Eduard Kolës, i dënuar me burg përjetë për vrasje dhe duke vuajtur dënimin në burgun e Krujës, Gjykata ka vendosur se pas gjykimit të rastit të tij në diosa gjykata, ende nuk ka një datë nga Gjykata e Lartë për shqyrtimin e apelit të tij me themel.

Gjykata e Strasburgut pranon se shkak janë bërë vonesat dhe mbingarkesa e gjykatave shqiptare, për shkak të reformës në drejtësi. Kjo nuk e ka shpëtuar shtetin shqiptar nga dëmshpërblimi që duhet t’u paguajë ankuesve.

Gjykata vendosi që Shqipëria do t’u paguante kërkuesve përkatësisht 1,200 euro (Petrit Bara) dhe 2,300 euro (Eduard Kola) në lidhje me dëmin jomonetar dhe 1,200 EUR secila në lidhje me kostot dhe shpenzimet e gjyqeve”, thuhet në vendimin e Strasburgut.

Lexo të plotë këtu dokumentin

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eduard kola gjykata e strasburgut eduard kola gjykata e strasburgut

Sondazh

Poll