Aktualitet

Vjedhje dhe dhunë, 7 persona të arrestuar në Tiranë

12 Tetor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Vjedhje dhe dhunë, 7 persona të arrestuar në Tiranë

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme shtatë persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 41-vjeçari me iniciale A.Ç, ka sulmuar një polic për shkak të detyrës. I.Sh, 46 vjeç është arrestuar pasi ka përndjekur dhe kërcënuar me thikë një 21-vjeçare me iniciale R.S. Me dy muaj burg është dënuar V. L, 21 vjeç për përdorim të thirrjeve telefonike me keqdashje. Dy persona të tjerë me iniciale B. K, dhe G. S, përkatësisht 31 dhe 28 vjeç janë arrestuar për vjedhje me dhunë, ndërsa 18-vjeçari E.Sh. ka rënë në prangat e policisë pasi po drejtonte një mjet pa leje drejtimi. Ai shkaktoi aksident dhe u largua nga vendngjarja duke plagosur 54-vjeçaren D.I., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOTIMI I POLICISË

Tiranë- Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ç, 41 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore; I. Sh, 46 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka përndjekur duke e kanosur me një mjet prerës shtetasin R. S, 21 vjeç. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B, 33 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë Bashkiake. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë ekzekutimin e urdhërit të prokurorit për shtetasin në kërkim V. L, 21 vjeç( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.5) pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike“. Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me DVP Durrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve B. K, 31 vjeç dhe G. S, 28 vjeç, të shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, me datë 10.10.2021, në Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash shtetasit R. L. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh, 18 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi mjetin ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, këmbësoren D. I, 54 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shtate te arrestuar tirane shtate te arrestuar tirane

Sondazh

Poll