Aktualitet

Grabitja në Vlorë, flet drejtori i administrimit: Janë thyer zyrat më me rëndësi

12 Tetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Grabitja në Vlorë, flet drejtori i administrimit: Janë thyer

VLORË– Drejtor i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika ka dhënë detaje të tjera lidhur me grabitjen e ndodhur në zyrat më me rëndësi të qarkut të Vlorës. Në një prononcim për mediat, Gjika tha se nuk dihet me saktësi se cilat dokumente janë vjedhur dhe se pritet të bëhet një inventor i detajuar për të zbuluar se ç’kërkonte autori.

“Jam njoftuar se ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrën, Zyrën e pronave. Po merret Policia. Po bëjmë edhe një inventar për të saktësuar se çfarë mungon. Janë vjedhur zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës. Janë zyra të një rëndësie më të madhe në raport me zyrat e tjera të qarkut. Nëse humb një dokument origjinal ka rrezik, nuk është njësoj si një dokument fotokopje. Sipas të dhënave ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe më pas ka dalë nga dera kryesore. Roja e ka konstatuar, ka hyrë nga dritarja dhe më pas ka dalë nga dera kryesore,”– tha ai.

LAJMI KRYESOR: I maskuar dhe me armë, vidhet zyra e dokumenteve të pronave në Vlorë (2 DOSJET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl gjika grabiten dosjet ne vlore bardhyl gjika grabiten dosjet ne vlore

Sondazh

Poll