Aktualitet

Ilaçe të skaduara në burgje dhe tendera pa garë, SPAK nis hetimet

12 Tetor 2021, 09:57 Nga DOSJA

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për ilaçet në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Pasi KLSH, konstatoi se në depot farmaceutike në burgje ka medikamente të skaduara dhe se tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, 85% janë zhvilluar me pa garë, SPAK ka nisur menjëherë hetimet.

Tenderat ishin zhvilluar gjatë periudhës janar 2019-dhjetor 2020, ku audituesit e KLSH-së kanë konstatuar se depoja farmaceutike e burgjeve është jo vetëm jashtë standardeve, por janë gjetur edhe medikamente të skaduara. Mes tyre ka qenë edhe një medikament i rrezikshëm, kancerogjen.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak tenderi i ilaceve ne burgje spak tenderi i ilaceve ne burgje

Sondazh

Poll