Aktualitet

Shkarkoi Nokën, Basha-mediave: Mos u sillni si provincialë, e paralajmërova!

12 Tetor 2021, 08:24 Nga DOSJA
Shkarkoi Nokën, Basha-mediave: Mos u sillni si provincialë, e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar shkarkimin e deputetit Flamur Noka ka posti i nënkryetarit të Komisonit për Sigurinë dhe paralajmërimin për përjashtim nga grupi parlamentar. Në një prononcim për mediat, Basha tha se Nokën e kishte paralajmëruar për akuzat e tij, ndërsa shton se deklaratat e tij i shërbejnë vetëm kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, numri një i Partisë Demokratike nuk i kurseu as akuzat ndaj mediave, duke u shprehur se disa prej tyre nuk janë treguar objektive dhe se po deformojnë të vërtetat.


PJESË NGA PRONONCIMI:

Basha: Një herë dua, Jona që kam respektin më të madh për ty profesionalisht, t’iu them që televizioni juaj duhet të jetë pak më objektiv në pyetje e pastaj në raportime, sepse nuk i takon një televizioni me licencë kombëtare të sillet si një televizion provincial, i cili shmang të vërtetat apo deformon të vërtetat.

PYETJE: Kush është llumi i qeverisjes?

Basha: Kush është llumi i qeverisjes jua them unë tani. Pra, fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga kjo foltore, nga këto shkalë të Partisë Demokratike që janë sajesa dhe shpifje, i shërbejnë Edi Ramës. Ato bëhen për të demoralizuar demokratët, ndërkohë që e gjithë beteja jonë është që mos të shkelmojmë mbi sakrificën e demokratëve për interesat e askujt. As interesat e mia, por edhe askujt tjetër. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim më datën 9 shtator, në përputhje të plotë me përgjegjësitë dhe detyrat e kryetarit të Partisë Demokratike, për të shmangur çdo tollovitje dhe mundësi përçarjeje që i shërben Edi Ramës, të cilës i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij. Regjimi i Edi Ramës nuk përbëhet vetëm nga një grusht pushtetarësh të korruptuar që s’kanë të bëjnë fare me socialistët e thjesht. Përbëhet dhe nga oligarkë, edhe nga pronar mediash, edhe nga anëtarë të krimit të organizuar.

Këta janë llumi i tranzicionit. 30 vite ndërrohen qeveritë, këta vetëm pasurohen të tjerët vetëm varfërohen. Statusi juaj vetëm përkeqësohet dhe beteja e Partisë Demokratike, beteja ime në krye të Partisë Demokratike është me ta. Kështu që këtu kërkohet fokus, vëmendje, guxim dhe mençuri. A ka patur llum në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar kur kemi qenë në qeverisje, një pjesë nuk ia kemi dal dot ta pastrojmë. Njerëz që sot kanë kontrata me koncensionet e inceneratorëve. Njerëz që sot hapin gropa në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe që janë të shantazhueshëm nga Edi Rama, janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës apo promovuar nga Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike lulzim basha shkarkimi i flamur nokes lulzim basha shkarkimi i flamur nokes

Sondazh

Poll