Aktualitet

AKUZAT- Basha flet pa emra: Ka ‘llum’ në PD, pastrojnë para e shantazhohen nga Rama

12 Tetor 2021, 08:49 Nga DOSJA
AKUZAT- Basha flet pa emra: Ka ‘llum’ në PD, pastrojnë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha flet për “një gjarpër” që mbahet në “gjirin” e Partisë Demokratike. Sot, para gazetarëve, numri një i Partisë Demokratike foli për disa persona që në kohën e qeverisjes së PD-së kanë shtuar pasurinë e tyre në mënyra të paligjshme. Sipas Bashës, këta persona, për shkak të shkeljeve të tyre tanimë janë bërë të shantazhueshëm nga kryeministri Edi Rama, ndaj dhe kanë nisur që t’i shërbejnë interesave të tij.

PYETJE: Kush është llumi i qeverisjes?

Basha: Ua them unë tani. Fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga këto shkallë të PD-së, i shërbejnë Edi Ramës. Bëhen për të demoralizuar demokratët. Ka pasur llum, po! Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë jo. Njerëz që hapin gropa në Tiranë për të pastruar para. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama. Këto para të vëna me praktika korruptive, ti përdorin për të shantazhuar demokratët, kjo është e patolerueshme. Demokratët e dinë fare mirë se kush janë dhe ku janë.

Por në asnjë moment, Basha nuk i ka përmendur me emra se cilët janë personazhet në fjalë, e përse janë ende pjesë e PD? Një ndër personat që i ka dalë kundër së fundmi është deputeti Flamur Noka, të cilin e shkarkoi nga posti i nënkryetarit në Kuvend. Po ashtu, Noka ka mbajtur edhe postin e ministrit të Brendshëm gjatë qeverisjes Berisha.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Nokës, Basha: Demokratët i dinë ç’pazare bëjnë me Ramën (REAGIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike akuzat e bashes per pd lulzim basha akuzat e bashes per pd lulzim basha

Sondazh

Poll