Sport

VIDEO/ “Nuk jemi robotë”! Courtois, tjetër sulm frontal UEFA-s: Mendojnë vetëm për xhepat e tyre

11 Tetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
VIDEO/ “Nuk jemi robotë”! Courtois, tjetër sulm frontal

BELGJIKË-Një tjetër sulm i Thibaut Courtois në drejtim të UEFA-s. Portieri i Belgjikës u ankua një ditë para takimit Itali-Belgjikë për Ligën e Kombeve se kjo ndeshje për vendin e tretë ishte e padobishme dhe ideuar vetëm për arsye ekonomike.

Portieri i Real Madrid, ndoshta i mërzitur nga humbja me Italinë nuk është ndalur dhe i dërgon një tjetër mesazh institucionit të futbollit europian.

 

?️ “They don’t care about the players they just care about their pockets.”

Thibaut Courtois accused UEFA and FIFA of prioritising money over player welfare after Belgium were beaten 2-1 by Italy in the Nations League third-place play-off. pic.twitter.com/0RbBu0Ux6h

— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 11, 2021

“Ti merr pjesë në këtë turne vetëm sepse për UEFA-n janë shumë para, ata nuk duan t’ia dijnë për lojtarët, të luash vazhdimisht të con në dëmtime të vazhdueshme dhe kjo gjë duhet parë.

Ne nuk jemi robotë, ka gjithnjë e më shumë ndeshje dhe askush nuk kujdeset për ne ”. Tre javë pushime nuk janë të mjaftueshme për lojtarët që luajnë 12 muaj në nivelet e larta. Nëse nuk flasim do jetë e njëjta gjë.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika courtois belgjika courtois

Sondazh

Poll