Sport

Kualifikimi në Botëror? Berisha: Mund të bëjmë diçka që asnjëherë nuk është bërë”!

11 Tetor 2021, 11:50 Nga DOSJA
Kualifikimi në Botëror? Berisha: Mund të bëjmë

DURRES – Në vigjilje të sfidës së rëndësishme ndaj Polonisë, e cila do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I”, për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, në konferencën e sotme për shtyp përpara mediave, ka dalë kapiteni i Kombëtares shqiptare, portieri Etrit Berisha, i cili ka folur për këtë takim të rëndësishëm:

Ndeshja ndaj Polonisë“Jemi të vetëdijshëm për situatën ku jemi tani. Varet gjithçka nga ndeshja e nesërme. Gjithë atmosfera është e mirë dhe tani jemi vetëm të fokusuar për Poloninë. Ndeshjen e parë ndaj tyre kemi gabuar dhe duhet t’i korrigjojmë gabimet, jemi të vetëdijshëm që kemi kualitet.”

Kualifikimi në Botëror? “Mund të bëjmë diçka që asnjëherë nuk është bërë, presioni nuk duhet të jetë mbi ne, por te Polonia. Ndeshjen e nesërme duhet ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë që po përballemi me një ekip të fortë, ne duhet të fokusohemi vetëm te këshillat e trajnerit.”

Gjimshiti? “Gjimshiti është një mungesë shumë e madhe, sepse është një nga lojtarët kyç të Kombëtares, sepse po bënte mirë dhe me ne edhe me ekipin e tij. Veseli kur luajti bëri shumë mirë dhe shpresoj që skuadra të jetë kompakte dhe ata që do të luajnë, të bëjnë shumë mirë.”

Levandovski? “Levandovski është një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të botës, nëse do ta neutralizojmë do të jetë diçka e mirë.”

Rëndësia e kësaj ndeshje? “Ka shumë ndeshje, them se i ngjan kësaj sfide, si ndeshja me Norvegjinë, apo ndeshja me Serbinë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide.”

Goditjet standarte? “Jemi munduar që të rregullojmë goditjet standarte, sepse Polonia e fitoi me këto goditje. Edhe me Hungarinë e patëm një situatë jo të mirë, ku ata goditën shtyllën, kjo është përqendrimi. Do të mundohemi që të jemi më të vëmendshëm nga goditjet standarte dhe duhet të jemi të përgatitur”.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport air albania apo ndeshja me serbinë gjimshiti kapiteni i kombëtares shqiptare levandovski me norvegjinë poloninë portieri etrit berisha air albania apo ndeshja me serbinë gjimshiti kapiteni i kombëtares shqiptare levandovski me norvegjinë poloninë portieri etrit berisha

Sondazh

Poll