Aktualitet

Protestuesit para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve: Qeveria reflektoi për energjinë, mblidhemi sërish të hënën

11 Tetor 2021, 05:12 Nga DOSJA
Protestuesit para Kryeministrisë kundër rritjes së

TIRANË- Për më shumë se një orë qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar lidhur me rritjen e çmimeve. Edhe pse në mot me shi, me çadra në duar qytetarët sërish kanë protestuar duke kërkuar plotësimin e kërkesave të bëra ndaj qeverisë. Nga 4 që ishin në protestën e parë, tani kanë mbetur vetëm tri, pasi disa ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk do të kishte rritje të energjisë elektrike.

Megjithatë protestuesit kanë kërkuar plotësimin e pikave të tjera që kanë shpalosur, si ulja e taksave, uljen e çmimit të shportës ushqimore si dhe uljen e çmimit të karburanteve. Shumë qytetarë në fjalët e tyre janë shprehur se me rritjen e pagave dhe uljen e taksave, nuk dëmtohet buxheti i shtetit, por vetëm tenderat që japin qeveritarët. Ndërkohë që në mbyllje të protestës ka pasur një përplasje në lidhje me datën e mbajtjes së protestës së radhës.

Disa qytetarë, kanë kërkuar që protesta e radhës të mbahet në të hënën që vjen, për shkak të motit te keq këtë javë, ndërsa qytetarë të tjerë, mes tyre dhe aktivisti Goci ka kërkuar që protesta të vazhdojë çdo ditë, pa u ndërprerë.

 

 

KËRKESAT E PLOTA TË QYTETARËVE:

Ne propozojmë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.

-Kërkojmë uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.

-Heqjen e taksës së qarklullimit në naftë

-Heqjen e akcizës së gazit

Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?

E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimërimet e më vonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjiheshin’. Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

(I.A;a.b/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta per rritjen e cmimeve protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll