Politike

Politika dhe Krerët e institucioneve të drejtësisë bashkë në premierën James Bond! Basha: Mos të zdërhallen në tapetin

11 Tetor 2021, 12:42 Nga DOSJA
Politika dhe Krerët e institucioneve të drejtësisë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ironizoi ditën e sotme premierën e filmit ‘James Bond’ në Tiranë, ku të ftuar ishin krerët e institucioneve të drejtësisë dhe politikanët. Kryedemokrati, u shpreh përballë gazetarëve se nuk do rrinë duarkryq, ndërkohë që institucionet e drejtësisë zdërhallen në tapete të kuqe.

Ndërkaq që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen në tapetin e kuq të vanitetit dhe të bëjnë detyrat e tyre, ne nuk mund të rrimë duarkryq”, u shpreh Basha në fjalën e tij para gazetarëve.

Dy ditë më parë, zyrtarët e lartë të vendit u bënë bashkë në premierën e filmit “007: No time do die” (Nuk ka kohë për të vdekur). Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ai i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith u shfaqën mes drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në vend. Pjesë ishin kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kryeprokurori Olsian Çela u fotografuan krah kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, djalit të kryeministrit Edi Ram, Gregu dhe shumë personave të tjerë publikë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha premiera e filmit te james bond lulzim basha premiera e filmit te james bond

Sondazh

Poll