Aktualitet

Gjykata hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për çështjen Kacifas, kërkon hetime të mëtejshme

11 Tetor 2021, 13:14 Nga DOSJA
Gjykata hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për

TIRANË– Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë në lidhje me mbylljen e hetimeve për vdekjen e Konstantinos Kacifas 3 vite më parë.

Prokurori Julian Çafka ka kërkuar kryerjen e disa hetimeve të tjera shtesë të parashikuar nga ligji.

Në vijim të interesimit të medias për çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ju informon se pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Kacifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar hetimet për këtë çështje.  Prokurori ka dërguar një kërkesë në gjykatë duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

(d.a./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e gjirokastres konstantinos kacifas gjykata e gjirokastres konstantinos kacifas

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2021, 12:10

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës ka shpallur si fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turk, i cili as më ...